-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarja dhe burri i saj kapen me arsenal armësh, tentojnë të gjuajnë me granatë policinë

Kryesoret

Një shqiptare dhe burrin e saj italian janë vënë në pranga pasi iu gjetën një arsenal armësh në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit fizik në shtëpinë e 64-vjeçarit italian në zonën e Savionës, policia gjeti armë të llojeve të ndryshme dhe municione. Në shtëpi ndodhej dhe bashkëshortja e tij 53-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila ishte në dijeni të armatimeve në shtëpi.

Në momentin që policia ka nisur kontrollin, italiani ka marrë një granatë dore për të sulmuar efektivët, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim, ndërkohë që 64-vjeçari akuzohet dhe për tentativë vrasje.

Efektivët gjetën në shtëpinë e tyre një arsenal armësh ushtarake ku përfshiheshin: TNT, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë dhe siguresa, një Tokarev TT-33 cal.7.62, një pistoletë e prodhimit sovjetik, e konsideruar si një nga armët më të fuqishme në botë e pajisur me 1500 fishekë dhe tre karikatorë të vetëm, por edhe armë të ftohta, hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjetik dhe një llastiqe profesionale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit