Mbrëmjen e djeshme në Prishtina u regjistrua një konflikt në një lokal e cila përfundoi me të shtëna.
Për shkak të të shtënave mbeti i vdekur një person si dhe u plagosën 17 persona.
Viktima është Kastriot Ramadani ku sipas mediave kosovare sherri ndodhi mes dy grupeve.
Policia bën të ditur se të plagosurit Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti po marrin trajtim mjekësor, ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimin për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci.
‘Jepi Zë’ ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti tragjik. Pamjet janë shumë të rënda dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Mediat kosovare bënë të ditur se gjithçka nisi pas një ftese për t’u bashkuar në një tavolinë mes dy grupeve që ndodheshin në lokalin “Bon vivant” në Prishtinë.
Hysi Geci, pjesëtar i FSK-së, ndodhej nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofkën “Duka” dhe Kastriot Ramadanit që mbeti më vonë i vrarë.
Ata kanë ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konflikti të mëparshëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe birre.
Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.