Ish-kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku solli edhe një herë në vëmendje çështjen e Inceneratorit të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës janë përgjegjës për këtë aferë, të cilën e ka cilësuar si “projekti i vjedhjes së shekullit”.
“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen më përvëluese. Të dhëna origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.
Të dhënat disponohen nga Prokuroria Speciale dhe dëshmojnë se jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë të papërballueshme nga pikëpamja financiare.
Duke patur si ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Valiaj lejoi fillimin e punimeve dhe të pagesave pa u firmosur leja e ndërtimit.
Në 17 maj kur Veliaj ka filluar punimet, dhe disbursimin e fondeve po në këtë periudhë, Këshilli Kombëtar ka vendosur nja dy apo tre kushte për fillimin e punimeve. Por asnjë nga kushte nuk është përfillur dhe punimet kishin filluar shumë më herët,” ka thënë Berisha.