Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit. Mësohet se një çift bashkëshortësh kanë vdekur brenda të njëjtës ditë.
Gruaja me inicialet Gj.B ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit ndërsa pak orë më vonë ka vdekur edhe burri i saj.
“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”, ka deklaruar një banorë i fshatit.
“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, theksoi ai.