Filmi “Barbie” pritej që si rrjedhojë e fushatës madhështore të marketingut të thyente rekorde shikueshmërie.
Edhe sa i përket anës financiare, filmi ka siguruar 1 miliard dollarë sipas vlerësimeve zyrtare. Kjo ka bërë që Gerwig të jetë regjisorja e parë femër me një film miliarda dollarësh dhe të kthehet në fenomen viral, nga suksesi i pabesueshëm i kukullës.
Analisti i lartë i medias, Paul Dergarabedian tha se fenomeni që solli filmi “Barbie” bashkë me “Oppenheimer” ishte i paparashikueshëm dhe përtej pritshmërive.
“Unë kam qenë pjesë e kësaj industrie për 30 vjet dhe fenomeni “Barbie” dhe “Barbenheimer” është sa i paprecedentë aq edhe i paparashikueshëm.
Fushata e marketingut për “Barbie” vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që çuan në shtimin e fjalës “Barbenheimer” në leksikun popullor për shkak të datës së përbashkët të publikimit me “Oppenheimer” dhe atëherë, ne të gjithë dinim diçka shumë të veçantë dhe unike do të krijonte një rezultat shumë më të madh se sa pritej për filmin, jo vetëm për fundjavën e hapjes, por për shfaqjen e tij globale në kinema,” tha Dergarabedian.