Policia ka arrestuar në flagrancë një 23 -vjeçar, banues në Tiranë, që tentoi të vidhte në një filial banke në Unazën e Re.
Ndërhyrja u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas informacioneve të marra se në rrugën “Teodor Keko”, po tentohej grabitja e një banke.
23-vjeçari akuzohet veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.