-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes biznesmeni i njohur, u shtyp për vdekje nga rrotat e djathit, gjendet pas 12 orësh

Kryesoret

Një 74 vjeçar italian ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në rajonin e Lombardisë këtë fundjavë, pasi është zënë poshtë nga qindra rrota djathi parmixhano.

I moshuari, Giacomo Chiapparini vdiq tragjikisht në magazinën e tij të djathit, ku një raft u thye dhe rrotat e djathit ranë duke e zunë atë poshtë.

Autoritetet janë shprehur se janë dashur 12 orë për të gjetur trupin e pajetë të Chiapparinit.

Sipas mediave, rrotat e djathit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra duke shkaktuar një zhurmë të madhe, e cila është dëgjuar edhe nga fqinjët.

Secila prej tyre mësohet se peshonte rreth 40 kg, e si pasojë i kanë shkaktuar lëndime të mëdha të moshuarit.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga aksidenti në magazinë, e cila kishte gjithsej 25,000 rrota djathi parmixhano, është vlerësuar me shifrën 7 milion €.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit