-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken i shqetësuar për destabilitetin në Niger: Wagner mund të përfitojnë nga situata

Kryesoret

Ushtria mercenare ruse Wagner po “përfiton” nga destabiliteti në Niger, ka deklaruar sot Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, për BBC.

Shteti afrikan është duke u udhëhequr nga junta pas rrëzimit të presidentit Mohamed Bazoum rreth dy javë më parë, ndërsa ka pasur raportime se personat prapa puçit kanë kërkuar ndihmë nga grupi mercenar Wagner, që dihet se është prezent në shtetin fqinj Mali.

Blinken ka thënë se nuk beson se Rusia apo Wagneri nxiti grushtin e shtetit në Niger, por megjithatë, SHBA-ja është e shqetësuar se grupi “mund të shfaqet” në rajonin e Sahelit.

“Mendoj se kjo që ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë në Niger nuk është nxitur nga Rusia apo Wagneri, por ata u përpoqën të përfitonin nga situata. Çdo vend ku ka shkuar grupi Wagner ka pasur vdekja, shkatërrimi dhe shfrytëzimi”, tha Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit