Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Nartë të Vlorës pasditen e kësaj të marte. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Për pasojë është djegur një zonë me shkurre dhe pemëtari.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.









