Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ksamil ku një 19-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i resortit ku po qëndronte gjatë pushimeve.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
19-vjeçari me inicialet A. H. ka marrë mjekim në spitalin e Sarandësdhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.
Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.