Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë.
Për shkak të aksidentit janë plagosur dy shoferët të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.