Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali ku një 50-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij dhe më pas është vetëvrarë.
Vetë autori ka njoftuar policinë që ka vrarë një person dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një lartësi.
Ngjarja ka ndodhur në Milano mëngjesin e kësaj të mërkurë në apartamentin ku jetonte nëna e 50-vjeçarit.
Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.