Paraditen e sotme është regjistruar një aksident në Vorë ku dy makina të cilat janë aksidentuar kanë plagosur një police e qarkullimit rrugor.
Arta Shurbi ishte në shërbim në momentin kur ka ndodhur aksidenti rreth orës 10:30 në Vorë në afërsi të një karburanti.
FOTO/Aksident në Vorë, dy makina marrin para policen e qarkullimit rrugor
Ajo është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Mësohet se efektivja është plagosur edhe më parë për shkak të një aksidentu i regjistruar në vitin 2021.