-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve të banesave në Itali, 4 të arrestuar

Kryesoret

Një bandë grabitësish shqiptarë është kapur nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë mes tyre një grua, të moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spezia të cilët janë vënë në prangat pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.

media thuhet se ata e kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat ku do të kryenin vjedhjen.

Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve të gjata, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg  të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezia-s, Diana Brusacà me kërkesë të zv. prokurorja Maria Pia Simonetti kundër tre burrave, ndërsa gruaja është akuzuar se ishte ajo që merrte sendet e vjedhura.

Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit