Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos mësohet se do të vijë nesër në Tiranë.
Mësohet se Syrigos do të zhvillojë një takim privat me kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit tek të cilat u shpall fitues për Himarën.
Beleri u arrestua nën akuzat për blerje të votës. Arrestimi i tij solli shumë reagime edhe nga pala greke e cila shpesh bën thirrje për lirimin e Belerit dhe nisjen e punës si kryebashkiak duke kryer edhe betimin të cilën nuk e ka kryer akoma për shkak të situatës.
Nëse shpallet fajtor Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.