Rei Meta, autori i dyshuar i vdekjes së inxhinierit në Vlorë nga një konflikt fizik, ka mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.
Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshau në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.
Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.
Goditi për vdekje inxhinierin, Rei Meta në polici: Nuk kisha qëllim ta vrisja, vdekja aksidentale