Policia e Durrësit ka parandaluar kryerjen e një vjedhjeje me armë zjarri në një market.
Një 20-vjeçar me inicialet K. P., i maskuar dhe i armatosur, hyri gjatë natës, në një market në shërbim, me qëllim vjedhjen e parave në kasë, por arrestua në flagrancë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.