Që prej ditës së djeshme vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Myç-Mamëz është nën pushtetin e zjarrit.
Ndërkohë policia ka njoftuar se në lidhje me zjarrin është arrestuar i dyshuari për ndezjen e saj. Në pranga ka rënë roja 49-vjeçar me inicialet P. O.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.