Një ngjarje alarmante tronditi këtë mëngjes Tiranën, kur një 38-vjeçar tentoi të sulmonte me thikë një efektiv të Policisë Rrugore, ndërsa ky i fundit po menaxhonte trafikun në afërsi të qendrës tregtare “Casa Italia”.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të punonjësit të policisë, situata u neutralizua menjëherë, duke parandaluar pasoja më të rënda dhe duke sjellë arrestimin e autorit në vend.
Tiranë
Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.
Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.
Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.









