Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.
Dyshja e famshme e showbizit duket se si destinacion kanë Turqinë, nga një udhëtim që e fituan gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 2.
Ata kanë shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilës kanë prezantuar një pamje luksoze të resortit ku po qëndrojnë.
Veç kësaj, të njëjtit në BBVA 2 fituan edhe një udhëtim në ishujt e famshëm, Maldive.
Kjo vjen pas një sërë koncerteve të artistit shkodran nëpër vende të ndryshme, Kosovë e Shqipëri.
Kiara ndërkohë ka bërë një pauzë nga televizioni pas përfundimit të emisionit “Kepi i Vipave”.
Ata vlen të ceket se nisën lidhjen në Big Brother, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.