Shqiptari që mbeti vrarë me një plumb pas koke në oborrin e shtëpisë së tij në Salaminë të Greqisë mësohet se quhet Aleksandër Zaka.
Bëhet me dije se 51-vjeçari Zaka është me origjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.
Ai u gjet kur një mik i tij i cili më pas kontaktoi autoritetet. Policia greke vijon hetimet në lidhje me ngjarjen dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.