-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbytën” lokalet e Sarandës me drogë, dy “spacciatorë” në pranga, njëri banues në Austri

Kryesoret

Sarandë/Goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”. Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht një 27-vjeçar dhe sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023, kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar dhe goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Parts 17”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua në flagrancë shtetasi Orgito Hyraj, 18 vjeç, banues në Austri, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Valon Zeqiraj, 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit