Policia ka bërë të mundur arrestim e dy personave të shpallur në kërkim.
Në Tiranë u arrestua një 39-vjeçar me inicialet A. B pasi disa ditë më parë në bashkëpunim me një 17-vjeçar transportonin me një automjet të marrë me qira 8 emigrantë.
Ndërsa në Shkodër u bë i mundur arrestimi i një 27-vjeçari me inicialet L. L. pasi transportonte edhe ai emigrantë.
Ai ka braktisur makinën me 4 emigrantë në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj dhe është arratisur. Arrati e cila nuk zgjati gjatë pasi u arrestua ditën e sotme.