4 mijë ushtarë dhe policë kanë marrë pjesë në një operacion në burgun ku mbahet Fito, kreu i bandës më të fuqishme të Ekuadorit, të cilin kandidati i vrarë për president Villavicencio e kishte akuzuar se e kërcënonte.
Forcat e sigurisë bastisën burgun numër 8 të Guayaquil, ku Jose Adolfo Macias, ose Fito, kreu i bandës “Los Choneros”, është i burgosur që nga viti 2011, me automjete të blinduara.
Në një foto të publikuar nga autoritetet, Fito shfaqet me duar në kokë. Në një foto tjetër, ai shihet i shtrirë në tokë me të brendshme me një duzinë të burgosur të tjerë.
Javën e kaluar, Villavicencio tha se kreu i burgosur i bandës, i cili po vuan një dënim 34-vjeçar për vrasje dhe trafik droge, e kishte kërcënuar se do ta vriste. Si një ish-gazetar dhe deputet i parlamentit, Fernando kishte hetuar tregtinë e drogës në Ekuador.
Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, ndërsa një i katërt u vra nga të shtënat me armë nga truprojat e kandidatit.