Një 51-vjeçar me inicialet B. Sh., është arrestuar në flagrancë në Sarandë pasi shiste drogë nëpër lagjet e qytetit bregdetar.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme.