-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Suedia thirrje për vigjilencë jashtë vendit pas djegieve të Kuranit

Kryesoret

Një zyrtar i lartë suedez ka thënë të hënën se suedezët jashtë vendit dhe bizneset e lidhura me Suedinë duhet ta rrisin vigjilencën dhe kujdesin, pas djegieve të fundit të Kuranit në vend dhe protestave në botën myslimane.

Henrik Landerholm, këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, tha se ka shenja të “kërcënimeve të larta” ndaj vendit dhe ndaj interesave suedeze jashtë vendit, duke shtuar se gjendja e sigurisë është përkeqësuar.

Në një komunikatë për media, Landerholm tha se “përfaqësuesit e grupeve terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër Suedisë. Shtetet dhe aktorët e tjerë kanë ndihmuar në zmadhimin e mesazheve të tilla”. Ai theksoi se Suedia tani është cak primar i sulmeve.

Landerholm shtoi se ka “shenja” se grupet po planifikojnë, po ashtu, sulme të tjera kundër interesave suedeze jashtë vendit, duke e nënvizuar sulmin në Ambasadën e Suedisë në Bagdad muajin e kaluar dhe tentim sulmin në misionin diplomatik në Bejrut javën e kaluar.

Qeveria suedeze dhe autoritetet relevante “janë duke i përcjell zhvillimet, dhe kanë marrë masa të ndryshme dhe po punojnë nga afër me partnerët ndërkombëtarë për t’i mbrojtur suedezët dhe interesat suedeze jashtë vendit, si dhe për t’i neutralizuar mesazhet e urrejtjes që po shpërndahen për Suedinë”.

Një valë e përdhosjeve të Kuranit nga një numër i aktivistëve anti-islam në Suedi së fundmi dhe më pas edhe në Danimarkën fqinje ka nxitur protesta të ashpra në vendet myslimane. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit