-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me drogë në Tiranë! Vetëvendosje përjashton zyrtarin nga partia

Kryesoret

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtua nga partia zyrtarin Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Tiranë, bashkë me katër persona tjerë duke trafikuar substanca narkotike, ekstazi.

Vendimin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, i cili ka thënë se “pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast”.

“Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Shpërndanin ekstazi në lokalet e Bllokut, këta janë 5 të arrestuarit në Tiranë

Më tej ai ka shkruar se “Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”.

Policia e Tiranës njoftoi sot se Mujeci dhe 4 personat e dyshuar janë arrestuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike prej 11 300 tabletash ekstazi me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Mediat në Prishtinë: Zyrtari i Vetëvendosjes u kap me drogë në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit