Janë publikuar disa pamjet ku shihet kryetari i Kuvendi të Serbisë, Nenad Stevandiç i armatosur gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.
Sipas raportimeve, Stevandiç ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi serb ndaj popullsisë boshnjake.
“Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës,” thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X.
“Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe’,” përfundon reagimi.
Stevandiç është i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin dhe kohë më parë kishte bërë një vizitë në Rusi për t’u takuar me kryetarin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin. /Telegrafi
Footage has emerged which appears to show the current pres. of the so-called Republika Srpska assembly, Nenad Stevandić, participating in war crimes during the Bosnian War.
No accountability for genocidal war crimes. Welcome to the “Republika Srpska”.
— Georgio Konstandi (@georgiokon) August 15, 2023