-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Familja dhe kolegët i rrinë tek koka! Ky është polici që i ngulën thikën

Kryesoret

Një 28 vjeçar, Redin Caushaj me detyrë inspektor i Policisë në Lukovë, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak u bë, sipas policisë, ndërhyrja e të riut për të zgjidhur një konflikt mes dy personave në fshatin Pilur.

Mbrëmë rreth orës 23:00 të punonjësi i policisë i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit teksa kalonte në rrugë pikasi dy persona që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Tentativa e tij për të ulur tensionet dështoi pasi 60 vjeçari me inicialet TH.M e goditi me thikë Redin CaushajN dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

“Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën. Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira”, thotë policia.

Ndërhyri për të qetësuar një konflikt në Himarë, 60-vjeçari plagos policin, i riu në gjendje kritike (emri)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit