-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarkozy: Me Putin kompromis, “fuçia e barutit” mund të shpërthejë në çdo moment

Kryesoret

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy në një intervistë për të përditshmen franceze Le Figaro, argumentoi se Evropa duhet të qartësojë strategjinë e saj dhe të kërkojë një kompromis me Rusinë në vend që të ndjekë “idenë e saj të çuditshme” për financimin e një lufte pa e bërë atë.

“Pa kompromis asgjë nuk do të jetë e mundur dhe rrezikojmë që situata të degjenerojë në çdo moment. Kjo fuçi baruti mund të ketë pasoja të frikshme,” tha ai.

Sarkozy dënoi vendimin e Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, por këmbënguli se Rusia ishte “fqinj i Evropës” pavarësisht keqkuptimeve në historinë e tyre të përbashkët, ku thekoi “ne kemi nevojë për ta dhe ata kanë nevojë për ne”.

Sarkozy gjithashtu u distancua nga qëndrimi i Macron ndaj Ukrainës, duke thënë se “intuita e mëparshme” e Macron ishte e drejtë, por ai dështoi ta ndiqte, pjesërisht “për shkak të presionit nga evropianët lindorë”.

Sarkozy hodhi poshtë gjithashtu ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Ne po shesim premtime të gabuara që nuk do të mbahen,” tha Sarkozy.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit