Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit, Rezart Myslymi të shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuar ishte i dënuar me 5 vite burg për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Myslymi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013 u kap me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.