Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. “Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës. Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit”, tha ai.
“Evropa dhe botë dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama.
Unë gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe krahasimin që Edi Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë” tha ai









