Një burrë nga Suhareka mbrëmjen e djeshme është vetë plagosur me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se ai është vetë plagosur teksa po pastronte armën.
Ai ka shkuar menjëherë në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar një pistoletë dhe një predhë.
Njoftimi i policisë
Suharekë 16.08.2023-23:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore.