-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulje emergjente e avionit! Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit

Kryesoret

Piloti 56-vjeçar i linjës së fluturimeve “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, pësoi arrest kardiak teksa avioni ishte në ajër dhe vdiq menjëherë pas kësaj.

Iván Andaur, ishte duke pilotuar fluturimin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Miami në Santiago të dielën në mbrëmje, kur filloi të mos ndihej mirë dhe u rrëzua në tualet.

Dy bashkë-pilotët morën kontrollin e avionit dhe u ulën në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen, në Panama, ku mjekët ndihmës i dhanë ndihmën e parë, por ai kishte ndërruar jetë.

Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për të shpëtuar jetën e 56-vjeçarit, duke thënë se ai ishte “thellësisht i prekur” nga humbja e tij.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e punonjësit tonë,” thuhet në një deklaratë të linjës ajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit