Një 35-vjeçar me inicialet D. D., banues në Shkozet të Durrësit është arrestuar në flagrancë pasi u kap në fshatin Vërdovë të Pogradecit, teksa po transportonte me një furgon, kundrejt pagesave 1000-1500 euro për person, 21 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion shtetet e BE-së.
Gjithashtu, në celularin e të arrestuarit u gjetën faqe online aktive për vënie të basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni me të cilin trasnportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Vijon puna për të provuar ligjërisht veprimtaritë kriminale ku mund të jetë i përfshirë 35-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.