Një 39-vjeçar shqiptar i dënuar dhe i shpallur në kërkim është “vetëdorëzuar” duke treguar drogën që mbante me vete pas ndalimit nga autoritet italiane për një kontroll në automjetin e tij.
Autoritet kishin organizuar kërkime të shumta për të arrestuar 39-vjeçarin emri i të cilit nuk është bërë publik por pa arritur ta kapnin. Ata kishin mundur të kapnin lëvizjet e tij në disa vende të zonës Shengen por pa rezultat
Shqiptari i cili lëvizte me identitet të rremë ishte në kërkim prej më shumë se 10 vitesh në të gjithë Evropën.
39-vjeçari u pikas gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që lëviznin në në zonën e Rifredit.
Në momentin e ndalimit ai filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshëm në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth 5 gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë.
Ai ishte dënuar në mungesë për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, me 8 vite burg. Seksioni Penal i Gjykatës së Firences ka lëshuar një urdhër arresti për 39-vjeçarin.
Pas një identifikimi të shqiptarit doli që gjurmët e gishtave konfirmuan se ishte pikërisht personi i kërkuar prej mbi 10 vitesh. Ai tashmë është i burgosur dhe do të qëndrojë për më shumë se 8 vite.