-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hajde këtu tani”! Kush është polici që u kap gafil nga kolegët?

Kryesoret

Një punonjës i policisë Redjon Bello dhe bashkëpunëtori i tij S. V. janë arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu policia bën me dije se në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një arme zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lekë.

“Uli duart…”! Rrethohet lokali, si u arrestua polici me “presh në dorë”? (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit