-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sërish “arrest me burg” për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri!

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbajti sërish sot në arrest me burg Fredi Belerin, kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës. Ai u arrestua 3 muaj më parë nën dyshimet për korrupsion zgjedhor me shitblerje votash. Beleri i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuar politikisht.

Arrestimi i tij ka provokuar tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qeveria shqiptare ka deklaruar se çështja është në duar të drejtësisë, dhe nuk ka lidhje me faktin se zoti Beleri i përket pakicës greke.

Lënia në burg e Belerit, Ministria e jashtme greke: Vendimi në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot përsëri masën e arrestit me burg për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar në flagrancë nga policia nën dyshimet për korrupsion zgjedhor dhe shitblerje votash më shumë se 3 muaj më parë.

Gjykata Speciale hodhi sërish poshtë kërkesat e përsëritura për ndryshim të masës së sigurisë, për të mundësuar betimin dhe marrjen e detyrës si kryebashkiak, si dhe pavlefshmëri të akteve prej përfaqësuesve të tij, të cilët kanë pretenduar për një ndalim politik të klientit të tyre.

Çfarë zbuluan? Vjen “goditja” e dytë brenda ditës nga Greqia për Fredi Belerin

Zoti Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore në mesnatën e 12 majit në lokalin e tij në Himarë, ku gjendej në prani të personave të tjerë, dhe ku policia raportoi se e kapi në flagrancë duke u përpjekur të blinte vota nga disa qytetarë për të fituar mandatin e tij.

Disa ditë më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli zotin Beleri fitues të zgjedhjeve vendore me një rezultat të ngushtë përballë kandidatit socialist.

SHKRIMI I PLOTË I VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit