Djali i aktores Olta Gixhari, Amar, ka festuar 3-vjetorin e tij të lindjes.
Teksa çifti po kalon pushimet në Shqipëri, kanë festuar këtu edhe ditëlindjen e djalit të tyre të parë, ndërsa mami Olta ka ndarë një pozë në Instagram nga festa për të birin.
Ajo, bashkëshorti dhe Amar kanë pozuar pranë tortës së ditëlindjes me numrin 3, ndërsa Amar po fryn qirinjtë.
“Familja është pika ime më e rëndësishme!
Faleminderit për urimet tuaja dhe ju uroj të jeni të lumtur me të dashurit tuaj
Me shumë dashuri nga ne të tre,” ka shkruar Olta në Instagram.
View this post on Instagram