-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’kanë të sosur telashet për inceneratorin e Elbasanit

Kryesoret

Dy procedura prokurimi të hapura nga Eco-Elb shoqëria që i kaloi e drejta e inceneratorit të Elbasanit me aksionerë disa bashki të këtij rajoni janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fakt bëhet fjalë për procedura të hapura në prill të këtij viti por duket se vlerësimi i ofertave është bërë vetëm së fundmi duke lënë të pakënaqur operatorët për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Konkretisht bëhet fjalë për procedurat “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (për impiantin)” dhe “Monitori i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (per landfillin)”. Ankimimi është bërë vetëm pak ditë më parë nga i njëjti operator për të dyja procedurat.

Por cili është objektivi që ka në vetvete procedura e hapur nga ECO-Elb? “Qëllimi i këtij raporti monitorimi është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore.

Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset. Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit te ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit