Një godinë e banuar është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës.
Nga zjarri shkatërrimtar mësohet se tashmë 5 familje mbeten të pastreha, ndërkohë që apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie nga kjo ngjarje.
“Dëmi është i madh. Kanë qenë fëmijët e mi brenda. Faleminderit krushqive që kanë ardhur. Nuk di ca të them tjetër. Mua më është bërë një dëm kolosal.
Shteti të na ndihmojë. Ju lutemi me mish e me shpirt çdo shqiptari të vendosin dorën në zemër,” kanë thënë familjarët e prekur.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në godinë. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.