Dy vëllezër shqiptarë kanë sulmuar dhe rrahur një bashkëatdhetar të tyre në ishin Kos në Greqi. Një nga dy vëllezërit është arrestuar. Tjetri është ende në kërkim.
I plagosuri ndodhet në spital me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën. Ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se përse u grindën.