Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Divjakë ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Për shkak të përplasjes janë plagosur 4 persona. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “pushimi i shoferit” në Divjakë.
Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e makinave dhe dy pasagjerët të cilët janë dërguar në spitali të Lushnjës ku kanë marrë ndihmën mjekësore.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, për zbardhjen rrethanave të aksidentit.