Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhviluan një takim sot në Athinë në Vilën Maximos.
Ky takim mes dy kryeministrave vjen pas darkës së mbrëmshme me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga vet Mitsotakis.
Mësohet se në takimin mes tyre është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus bashkëpunimin ekonomik.
Sipas mediave greke, Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve.