-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas sherri në burgun e Sigurisë së Lartë, përleshje mes të burgosurve

Kryesoret

I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha është përfshirë në një konflikt së bashku me një të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi.

Në fillim mes dy të burgosurve ka pasur një konflikt i cili më pas ka përshkallzuar në përleshje.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë  marr të gjitha masat e nevojshme  dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, ka deklaruar ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit