Foto ilustruese
Katër persona janë arrestuar në Krujë, pasi kërcënuan një pronar biznesi që të tërhiqte një denoncim që kishte bërë për vjedhje.
U arrestuan Elton Babasi 25 vjeç, Altin Hima 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë, Sadri Hima 42 vjeç dhe Aurel Hasa 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.
Sadri Hima dyshohet se ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të B. H., i cili ka bërë kallëzim në polici.
Më pas, Sadri Hima bashkë me 3 personat e tjerë të arrestuar ka kanosur me armë zjarri biznesmenin B. H. për të tërhequr kallëzimin.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu çifte dhe 2 celularë.
Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.