Për shkak të situatës së vështirë që është regjistruar nga zjarri i rënë në një pyll në Laç në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Për mes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka njoftuar se arrestuar një nga autorët e zjarr vënies, 41-vjeçari me inicialet V. H.
Më tej ministri shkruan se zjarri në Laç është një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti.
Për të vënë situatën në kontroll për veç zjarrfikësve është dashur ndërhyrja e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat janë nisur për në Laç.
Në lidhje me situatën ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ku ka bërë të ditur se drejt Laçit janë nisur 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe me helikopterni Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.
“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht” informon ministria e Mbrojtjes.
Përfshihet nga flakët pylli në Laç, flakët në afërsi të kishës së Shna Ndout