Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy të rinj në Mitrovicë pasi dyshohet se kanë hedhur një granatë dore në një kafene në sheshin “Adem Jashari”
Ata akuzohen për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Dy të arrestuarit janë 25-vjeçari me inicialet A.D 25-vjeçar dhe 20-vjeçari me inicialet G.H 20-vjeçar.
Ngjarja për të cilën janë arrestuar është regjistruar më 9 qershor të këtij viti në Mitrovicë.
“Me datë 09.06.2023, rreth orës 03:25 ishte raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë kishte ndodhur një shpërthim në afërsi të një lokali (kafiterie). Në bazë hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohej se mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shpërthimi thuhet se kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera.