Korçë-Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre, të ndodhur më datë 10.08.2023, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Procedohet penalisht vëllai i të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.
“Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Mateo Dadushi 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dhimitër Dadushi 20 vjeç, të dy banues në Korçë. Gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në prangaka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar” njofton policia.