-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Takimi në Athinë, një hap para për marrëdhëniet Kosovë-Greqi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot ministrat e tij për çfarë u diskutua në Greqi, ku mori pjesë në një darkë joformale me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Bashkimit Europian, të Ukrainës e Moldavisë.

Kurti tha në fillim të mbledhjes se në atë darkë ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë dhe se njohja reciproke me Serbinë është e domosdoshme.

“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë.

Dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e europiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure e de facto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave europiane,” tha Kurti.

Sipas Kurtit, takimi në Athinë i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE.

“Për Kosovën, pjesëmarrja në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë përbëjnë edhe një hap tjetër drejt avansimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Greqisë,” ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit